VIDEO e frikshme/ Rusia shkatërron edhe memorialin e Holokaustit

19:12, 01/03/2022
A+ Aa A-

Rusia është kritikuar për ‘barbarizëm’ pasi bombardoi një memorial të Holokaustit në Kiev. Teksa e ka sulmuar Ukrainën me pretendimin se do të zhdukë nazizmin, Rusia bombardoi memorialin më të rëndësishëm hebre.

Memoriali Babyn Yar gjendet aty ku është kryer një prej masakrave më të mëdha kundër hebrenjve. Memoriali ndodhet shumë pranë kullës televizive që u godit me raketa.

Sipas Daily Mail, raketa e parë goditi kullën, kurse raketa e dytë goditi memorialin ku u vranë 34 mijë hebrenj nga forcat naziste.

Të paktën 5 persona u vranë gjatë këtij sulmi, ndërkohë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky reagoi me një mesazh.

“Për botën: çfarë kuptimi ka të thuhet ‘kurrë më’ për 80 vite, nëse bota hesht kur një bombë bie në të njëjtin vend në Babyn Yar? Të paktën 5 të vrarë. Historia po përsëritet”.

Kurse ministria e Jashtme ukrainase shkroi: “Rusia =barbarizëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ai01/03/2022 20:51

Shikojeni me kujdes videon, goditet kulla dhe elementet e kulles jane akoma te bardhe ose gri pasi nuk ndryshon ngjyra edhe pas "bombardimit". Por me e bukura eshte qe edhe pas "bombardimit" dhe largimit te "shtellunges" se tymit kulla ka te njejten ngjyre dhe as nuk ka levizur. Asaj kulle po te goditet me rakete, sipas lajmit dhe videos, duhet te ishte thyer ne mes ne sekonde. A e kuptoni qe kjo eshte "gallate" e oksidentit......

Shto koment

Denonco