Sa qytetarë janë larguar nga Ukraina dhe ku po strehohen?

Sa qytetarë janë larguar nga Ukraina dhe ku po strehohen?

17:15, 01/03/2022
A+ Aa A-

Më shumë se 660 mijë qytetarë janë larguar nga Ukraina, por ky numër mund të rritet masivisht duke kapur shifrën e 4 milionëve. Ukrainasit të cilët po largohen nga lufta, shkojnë drejt vendeve fqinje, kryesisht në Poloni, Rumani, Sllovaki, Hungari e Moldavi.

Sipas raportimeve, deri më tani Polonia ka pranuar mbi 377 mijë refugjatë ukrainas. Hungaria e Rumania po japin ndihma, ushqime e veshje për ukrainasit që largohen nga lufta.

Mësohet në për fëmijët Hungaria e Rumania kanë vënë në dispozicion edhe shkollat. BBC raporton se çekia ka një tjetër plan. Ajo do të ndihmojë refugjatët që të aplikojnë për vizë, me procedura të thjeshtuara.                                                                                  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco