‘Fatkeqësisht, tashmë ka humbje’/ Lideri çeçen pro-Putin pranon viktimat në luftën e Ukrainës

‘Fatkeqësisht, tashmë ka humbje’/ Lideri çeçen pro-Putin pranon viktimat në luftën e Ukrainës

17:08, 01/03/2022
A+ Aa A-

Udhëheqësi pro-Putin i rajonit rus të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, bëri një reagim ku ka pranuar viktimat në radhët e forcave çeçene në pushtimin e Ukrainës.

“Fatkeqësisht, tashmë ka humbje jete në mesin e forcave të Republikës Çeçene”, shkruan ai në Twitter, raporton CNN.

“Dy vdiqën, gjashtë të tjerë u plagosën”, shkruan Kadyrov.

Qeveria ruse nuk ka publikuar statistika të detajuara për ushtarët e vrarë dhe të plagosur në Ukrainë, pavarësisht të dhënave nga mediat ndërkombëtare për viktimat në radhët e Rusisë.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha të martën se presidenti rus Vladimir Putin ishte informuar plotësisht për situatën në Ukrainë, por Peskov tha se nuk kishte informacion specifik për viktimat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco