VIDEO/ Alarmi rus për sulm masiv në Kiev, njerëzit vrapojnë për t'i shpëtuar bombave

16:51, 01/03/2022
A+ Aa A-

Ushtria ruse ka paralajmëruar ndërmarrjen e një sulmi masiv në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës në ditën e 6 të luftimeve. 

Sirenat e sulmit ajror kanë rënë në të gjithë qytetin, ndërsa janë dëgjuar edhe shpërthime.  

Banorët janë njoftuar të shkojnë në strehën më të afërt për t'i shpëtuar bombave. Shumë prej tyre janë dyndur drejt stacionit të trenit për t'u larguar në kohë nga Kievi. 

Ushtria ruse ka marrë nën kontroll disa qytete ukrainase dhe tani duket se objektivi është kryeqyteti, por kanë hasur në rezistencën e ushtrisë vendase.

Qindra mjete ushtarake ruse janë nisur drejt Kievit që nga mëngjesi dhe kanë paralajmëruar se do të sulmojnë pikat strategjike.

Afro 40 kilometra ishte autokolona e mjeteve ushtarake ruse mëngjesin e së martës ndërsa drejtoheshin për në kryeqytet.  

Image

Forcat ruse tashmë kanë marrë pjesën veriore të kryeqytetit deri në kufirin bjellorus, përfshirë termocentralin e Çernobilit.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Kliçko ka njoftuar se ushtria ruse ndodhet në periferi të kryeqytetit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të luftojnë për të mbrojtur vendin.

Harta e ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë tregon sulmet ruse dhe vendndodhjet e trupave.

"Pushtimi i paligjshëm dhe i paprovokuar i Ukrainës po vazhdon. Harta më poshtë është përditësimi më i fundit i Inteligjencës së Mbrojtjes mbi situatën në Ukrainë - 01 mars 2022."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco