‘Largohu ose vdis’/ Kërcënimi rrëqethës i Rusisë për civilët e Kievit teksa nis sulmet me 'taktika mesjetare'

‘Largohu ose vdis’/ Kërcënimi rrëqethës i Rusisë për civilët e Kievit teksa nis sulmet me 'taktika mesjetare'

16:59, 01/03/2022
A+ Aa A-

Të paktën dy shpërthime të mëdha u panë pranë rrezës së kullës televizive 1300 metra të Kievit këtë pasdite, rreth tre milje nga qendra e kryeqytetit, rreth orës 17:30 me orën lokale, megjithëse ajo mbeti në këmbë.

Ky sulm erdhi vetëm disa orë pasi Rusia u tha civilëve të evakuoheshin sepse ishte gati të fillonte bombardimin e objektivave 'strategjikë' në kryeqytetin ukrainas.

Nuk ishte e qartë për momentin nëse kulla televizive kishte qenë objektivi i sulmeve, apo nëse ato kishin shënjestruar ndërtesat aty pranë.

Bombardimi me ‘municione precize’ erdhi menjëherë pasi ministria e mbrojtjes e Moskës tha se do të nisë sulme në qytet duke synuar shërbimin e sigurisë të Ukrainës dhe agjencitë e inteligjencës.

Ky sulm ngjalli frikën se Kievi do të vihej nën bombardime të rënda, pasi më herët gjatë ditës, qytetet Kharkiv, Mariupol dhe Kherson u goditën nga granatimet pa dallim më herët gjatë ditës.

Ndërkohë një kolonë e njësive të artilerisë ruse dhe tankeve 40 milje e gjatë është fotografuar duke gjarpëruar rrugën e saj drejt Kievit, ndërsa analistët paralajmëruan se ka të ngjarë të përdoret për rrethimin e qytetit, dhe ta bombardojë atë për t'u nënshtruar.

Sipas analistëve, Putini po përdor taktikat 'mesjetare' në një përpjekje për të detyruar fitoren e tij në Ukrainë./ Dailymail/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco