‘Rusi-Ukrainë, luftë brenda familjes’, ‘masakrohet’ ylli i filmave aksion

‘Rusi-Ukrainë, luftë brenda familjes’, ‘masakrohet’ ylli i filmave aksion

16:13, 01/03/2022
A+ Aa A-

Steven Seagal, një prej yjeve të filmave aksion të viteve 1980-1990, është vënë në shënjestër të kritikave, pasi i quajti të dyja palët e luftës në Ukrainë si një familje dhe fajësoi ‘entitete të huaja’, për përhapjen e propagandës kundër pushtimit rus.

Aktori 69-vjeçar, i cili është mik i Vladimir Putin dhe Alexander Lukashenko, dhe ka marrë nënshtetësinë ruse në vitin 2016, tha se shpresonte për një zgjidhje paqësore mes dy shteteve. Më parë ai ka mbështetur aneksimin e Krimesë nga Rusia, ndërsa gjatë një vizite disa vite më parë në Minsk, është parë duke ngrënë karota me Lukashnekon.

 ‘Shumë prej nesh kanë miq e familjarë në Rusi dhe Ukrainë’, tha Seagal për ‘Fox News’. ‘I shoh të dyja palët si një familje dhe besoj vërtet se një entitet i huaj po shpenzon shuma të mëdha parash për propagandë, për të provokuar të dyja shtetet që të luftojnë kundër njëri-tjetrit. Lutjet e mia shkojnë për të dyja palët, që të gjejnë një zgjidhje paqësore dhe të jetojnë bashkë, në paqe’.

Komentet tërbuan komentuesit në rrjetet sociale. ‘Edhe unë i hedh në erë rregullisht familjarët e mi teksa flenë’, shkroi një ndjekës i tij në Twitter. ‘E mbaj mend mirë kohën kur xhaxhai im përdori bomba termobarike kundër meje pasi nuk pranuam të firmosnim hipotekën e shtëpisë’, shkroi një tjetër.

Vitin e kaluar, Seagal iu bashkua edhe partisë pro-Putin, që ka një numër të konsiderueshëm deputetësh në Dumën ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco