Ushtria ruse është në periferi të Kievit, paralajmëron kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas

Ushtria ruse është në periferi të Kievit, paralajmëron kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas

14:34, 01/03/2022
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, pak minuta më parë me anë të një video-mesazhi ka paralajmëruar se ‘armiku është në periferi të kryeqytetit’ duke shtuar se ushtria ukrainase ‘po përgatitet të mbrojë Kievin’.

''Forcat tona të armatosura, Forcat e Mbrojtjes Territoriale, po luftojnë heroikisht për tokën tonë”, tha Klitschko. 

“Në hyrjet e qytetit janë ndërtuar fortifikime dhe postblloqe. U kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë. Mos dilni jashtë pa nevojë dhe qëndroni në strehimore në rast alarmi”, shtoi ai. 

Një kolonë masive ushtarake ruse 40 milje e gjatë – e përbërë nga automjete të blinduara, tanke dhe mjete të tjera logjistike – ka arritur në periferi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, sipas imazheve satelitore nga Maxar Technologies. 

Në një video-mesazh të mëparshëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se mbrojtja e Kievit është "prioriteti kryesor i qeverisë". 

“Kiev është i veçantë. Nëse mbrojmë Kievin, do të mbrojmë edhe shtetin. Kjo është zemra e vendit tonë dhe duhet të vazhdojë të rrahë”, tha Zelensky. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco