Kryeministri rus shpall masa për kontrollin e kapitalit, për të ndalur eksodin e biznesve të huaja

Kryeministri rus shpall masa për kontrollin e kapitalit, për të ndalur eksodin e biznesve të huaja

14:06, 01/03/2022
A+ Aa A-

Kryeministri rus Mikhail Mishustin shpalli masa të kontrollit të kapitalit për të ndaluar një eksod të bizneseve të huaja nga vendi, shkruan CNN, duke cituar të martën agjencitë shtetërore ruse të lajmeve TASS dhe RIA.

Mishustin tha se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë po i bëjnë investitorët e huaj të marrin vendime jo për arsye ekonomike, por për shkak të "presionit politik".

“Për të mundësuar bizneset të marrin vendime të informuara, është përgatitur një projekt-dekret presidencial për të vendosur kufizime të përkohshme për nxjerrjen e aseteve ruse,” tha ai. “Ne presim që ata që kanë investuar në vendin tonë,  të mund të vazhdojnë të punojnë këtu”.

“Jam i sigurt se presioni i sanksioneve në fund do të ulet dhe ata që nuk do të kufizojnë projektet e tyre në vendin tonë, duke iu dorëzuar sloganeve të politikanëve të huaj, do të fitojnë”, tha kryeministri rus.

Mishustin tha se do të ketë takime të përditshme për të provuar dhe shqyrtuar ndikimin ekonomik të sanksioneve.

“Është e rëndësishme të monitorohet situata aktuale në kohë reale dhe të merren menjëherë të gjitha masat e nevojshme,” tha ai.

Disa zhvillime: Të hënën, rubla  ra në një nivel rekord të ulët kundrejt dollarit amerikan, banka qendrore ruse më shumë se i dyfishoi normat e interesit në 20% dhe bursa e Moskës u mbyll për tërë ditën. Ajo do të qëndrojë e mbyllur të martën, njoftoi banka qendrore.

Filiali evropian i bankës më të madhe të Rusisë ishte në prag të kolapsit pasi kursimtarët nxituan të tërhiqnin depozitat e tyre. Ekonomistët paralajmëruan se ekonomia ruse mund të tkurret me 5%.

LEXO EDHE: Pushtimi i Ukrainës: Rusët po fillojnë të ndjejnë goditjet e sanksioneve ndërkombëtare

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco