Ish-presidenti rus kërcënon Europën me luftë

Ish-presidenti rus kërcënon Europën me luftë

14:01, 01/03/2022
A+ Aa A-

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, deklaroi se Perëndimi i ka shpallur një luftë ekonomike Rusisë, në lidhje me sanksionet e rënda financiare që janë vendosur ndaj Moskës, si reagim për pushtimin e Ukrainës.

‘Do të zbatojmë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë’, tha Le Maire në një intervistë radiofonike.

I menjëhershëm ishte reagimi i Rusisë.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri, Dimitry Medvedev, i bëri thirrje zyrtarit francez që të bënte kujdes me deklaratat, pasi luftërat ekonomike mund të kthehen në luftëra reale.

‘Sot, një ministër francez ka thënë se na kanë shpallur luftë ekonomike. Mbaj gojën, zotëri!

Dhe mos harro që në historinë e njerëzimit, luftërat ekonomike shpeshherë kthehen në luftëra reale’, tha Medvedev në një postim në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/03/2022 18:22

Evropa, SHBA, NATO dhe e gjithe Bota, as mos ta rruajne fare nga kercenimet feminore te nje femije te semure psiqik!! Ai qe kercenon me lufte eshte nje femije frikacak dhe i trembur!!! Ata jane disa mbeturina komuniste te ish-Bashkimit Sovjetik qe u duket vetja akoma te fuqishem! "Fuqia" e Rusise po reklamohet sot sepse Perendimi eshte i dobet dhe demokracite perendimore jane ne piken me te ulet, jane demokraci sosorsiano-komuniste!!!

arqile01/03/2022 16:29

Gketa ruset jane te lajthitur pse me boten do maten keta traper.

Shto koment

Denonco