Vritet një student indian në Ukrainë gjatë bombardimit të qytetit Kharkiv

Vritet një student indian në Ukrainë gjatë bombardimit të qytetit Kharkiv

13:33, 01/03/2022
A+ Aa A-

Një student indian u vra në Kharkiv të Ukrainës të martën në mëngjes nga bombardimet ndërkohë që lufta midis Rusisë dhe Ukrainës mbërriti në rrugët e qyteteve të mëdha.

21-vjeçari Naveen Shekharappa, një student i vitit të fundit të mjekësisë nga Haveri i Karnatakës, vdiq kur ushtarët rusë hodhën në erë një ndërtesë qeveritare të martën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, Arindam Bagchi tha: "Me dhimbje të thellë konfirmojmë se një student indian humbi jetën nga bombardimi me artileri në Kharkiv këtë mëngjes. Ministria është në kontakt me familjen e tij."

Kryeministri indian Narendra Modi foli me familjen e studentit dhe shprehu dhimbjen.

Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, videot treguan dëme të mëdha nga sulmi ushtarak rus që filloi të enjten e kaluar. Sheshi qendror i qytetit është granatuar nga forcat avancuese, të cilat kanë goditur një godinë qeveritare mëngjesin e sotëm.

Naveen Shekharappa po qëndronte në një radhë jashtë një dyqani ushqimor kur u godit. Pooja Praharaj, një koordinatore studentore në Kharkiv, foli për NDTV menjëherë pas vdekjes së studentit.

"Ai jetonte pranë Godinës së Guvernatorit dhe kishte qëndruar në radhë për ushqim. Papritur pati një sulm ajror që hodhi në erë shtëpinë e Guvernatorit dhe ai u vra," tha zonja Praharaj.

Një grua ukrainase e mori telefonin e tij, tha koordinatori i studentëve. “Duke folur nga telefoni i tij, ajo tha se pronari i këtij telefoni po dërgohet në morg”, tha ajo.

Image

Rusia sulmoi me artileri qytetin ukrainas Kharkiv, të dytin më të madh, ditën e martë duke dëmtuar instalime të ndryshme atje.

Trupat ruse kanë rrethuar gjithashtu kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të martën dhe u kanë kërkuar civilëve që të largohen nga qyteti urgjent: "Të gjithë civilët në qytet mund të largohen lirisht nga kryeqyteti ukrainas përgjatë autostradës Kiev-Vasilkiv. Ky drejtim është i hapur dhe i sigurt," tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Menjëherë pas kësaj, ambasada indiane në Ukrainë u kërkoi shtetasve të bllokuar që të largoheshin menjëherë nga Kievi me çdo mjet: "Të gjithë shtetasit indianë, duke përfshirë studentët, këshillohen të largohen urgjentisht nga Kievi sot. Mundësisht me trenat e disponueshëm ose nëpërmjet çdo mjeti tjetër të disponueshëm," tha Ambasada Indiane në një udhëzim.

 

Image

Ministria e Jashtje e Indisë:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco