VIDEO/ Bota i kthen shpinën Rusisë, diplomatët ikin kur po fliste Lavrov në OKB

VIDEO/ Bota i kthen shpinën Rusisë, diplomatët ikin kur po fliste Lavrov në OKB

13:11, 01/03/2022
A+ Aa A-

Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan gjatë një fjalimi me video-lidhje të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë të martën.

Një video e postuar nga delegacioni francez tregonte dhjetëra zyrtarë që largoheshin nga dhoma, ndërsa Lavrov e nisi fjalimin e tij përmes lidhjes video.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa "të egër" nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco