Sa i pasur është Vladimir Putin? Askush nuk e di saktësisht

Sa i pasur është Vladimir Putin? Askush nuk e di saktësisht

12:59, 01/03/2022
A+ Aa A-

Ka në pronësi zyrtarisht dy automjete, të dyja të epokës sovjetike si dhe një shtëpi modeste, 74 metra katrorë në Shën Petersburg.  Nuk është pasuria e një ish-zyrtari të devotshëm të KGB-së në pension, por deklarimi i fundit zyrtar i pasurisë, në vitin 2018, i personit që kontrollon prej dekadash Rusinë dhe sot po terrorizon botën.  

Por presidenti Vladimir Putin, sipas burimeve të tjera, me shumë gjasa është personi më i pasur në botë, edhe pse paratë nuk kanë qenë kurrë pasioni i tij më i madh.

Zyrtarisht, presidenti rus ka një rrogë vjetore përreth 140 mijë dollarë, një shumë përrallore për një qytetarë të mesëm rus, por që nuk justifikon as një pjesë të vogël të shpenzimeve të tij.

Analistët që shohin prej vitesh edhe detajet minimale të njeriut më të pushtetshëm në Kremlin, thonë se ajo shifër  nuk justifikon as çmimin e një prej orëve luksoze që mban në dorë, një nga lukset e pakta të dukshme të tij në publik.

Putin thuhet se ka në pronësi të paktën një pallat të bukur në Detin e Zi, dhe një super jaht me vlerë rreth 100 milionë dollarë, me emrin “Graceful”, por këto nuk janë veçse maja e ajsbergut të pasurisë që ka mbledhur nga viti 2000, kur mori drejtimin e shtetit në mënyrë pothuajse të papritur.Një hetim i senatit amerikan në 2017 solli në pah një shifër që i përafrohet 200 miliardë dollarëve, shifër kjo qemë shumë nga fakte konkrete ka të bëj me lidhjet indirekte që presidenti ka me disa nga oligarkët më të mëdhenj rus. Është një dyshim më se konkret fakti që disa prej tyre janë thjesht fytyrat zyrtare të manovruara nga “cari” postkomunist i Moskës.

Por jo vetëm.Përmes një seri të ndërlikuar skemash financiare, pjesërisht të zbuluara nga dokumentet e Panama Papers në 2016, Putin mund të fshehë kuota të rëndësishme në disa nga kompanitë më të mëdha në botë.  Autoriteti më i njohur botërisht në zbulimin e pasurive të miliarderëve të botës, revista People, e cilëson pasurinë e vërtetë të presidentit rus si “ndoshta më i vështiri nga të gjithë për t’u zbuluar”.  Për këtë arsyeje, sanksionet personale të vendosura ndaj tij nga Uashingtoni dhe vendet e tjera aleate, mund të mos jenë realisht efektive, edhe pse zbulimi edhe i një pjesë të vogël do të kishte efekte negative në imazhin e tij, të paktën në Rusi, të njeriut të interesuar vetëm për pushtet.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco