Afrohet kolona 64 km e vdekjes/ Ukrainasit boshatisin dyqanet

Afrohet kolona 64 km e vdekjes/ Ukrainasit boshatisin dyqanet

12:41, 01/03/2022
A+ Aa A-

Një autokolonë ushtarake ruse, e gjatë rreth 64 kilometra, po vazhdon avancimin drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Sipas Daily Mail, autokolona përbëhet nga tanke, artileri e rëndë dhe mjete të tjera ushtarake.

Gazeta shkruan se qëllimi i Putinit është përdorimi i metodave mesjetare për të rrethuar qytetin dhe për ta nënshtruar siç ka bërë në Siri.

Ambasadori i Ukrainës në Britani, Vadym Prystaiko tha se qëllimi i forcave ruse mund të jetë provokimi i një krize ushqimesh në qytetin më të madh në vend.

Rusët do synojnë të ndërpresin rrugët e lidhjes së qytetit. Paniku ka nisur që tani, ndërsa raftet në dyqane janë zbrazur plotësisht.

Të njëjtën praktikë rrethimi mesjetar Rusia e ka përdorur edhe në qytetin e Mariupolit, ku janë bombarduar dhe vrarë shumë civilë.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco