Britania e Madhe e gatshme të intensifikojë sanksionet kundër Rusisë

Britania e Madhe e gatshme të intensifikojë sanksionet kundër Rusisë

11:55, 01/03/2022
A+ Aa A-

Gjatë konferencës për shtyp në Poloni, kryeministri britanik Boris Johson është shprehur se Vladimir Putin ka nënvlerësuar ‘dëshirën pasionante’ të popullit ukrainas për të mbrojtur vendin e tyre.

Ai vlerësoi gjithashtu dhe ‘guximin’ e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt.

Johson shprehet se presidenti ukrainas ka mobilizuar vendin e tij dhe botën në mes të pushtimit rus.

Ndërsa Putin sipas kryeministrit britanik ka nënvlerësuar ‘unitetin dhe vendosmërinë' e Perëndimit duke shtuar se ‘presioni ekonomik’ mbi Rusinë do të vazhdojë me një nga paketat më të fuqishme të sanksioneve.

Mbretëria e Bashkaur është ‘gati  për të intensifikuar dhe për të vazhduar për aq kohë sa të duhet’ shtoi Johson.

Johson ndodhet në Poloni dhe po takohet me aleatët kryesorë evropian për të diskutuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco