Arma sekrete e luftimeve? A do e ndihmojë edhe moti Ukrainën?

Arma sekrete e luftimeve? A do e ndihmojë edhe moti Ukrainën?

11:33, 01/03/2022
A+ Aa A-

Këtë javë pritet që në Ukrainë të ketë reshje dëborë, të cilat mund të kenë ndikimin e tyre në luftime. Zakonisht në luftë, moti ka ndikimin e tij të fortë. Kohërat kanë ndryshuar, por shanset janë që edhe këtë herë moti të ketë rëndësi.

Sipas Fox News, ekziston mundësia që Ukraina të ketë një avantazh të lehtë për shkak të motit.

Beteja në ajër ka ndryshuar disa herë balancë, bëri të ditur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA. “Në një pikë dukej sikur Rusia kishte dominimin në qiell, më pas dukej sikur ishte Ukraina dominuese. Gjërat po ndryshojnë shpesh,” tha një zyrtar amerikan.

Ndërkohë gjenerali amerikan në pension, David P. San Clemente tha se kushtet e vështira të motit zakonisht favorizojnë palën që po mbrohet. “Nëse moti është i keq, kjo zakonisht funksionon në shumicën e rasteve në favor të palës mbrojtëse,” tha ai.

Një tjetër përfitim për ukrainasit është fakti se po luftojnë në tokën e tyre. San Clemente thotë se ata e njohin jo vetëm terrenin, por e dinë se çfarë duhet të bëjnë kur moti bëhet i keq.

Dëbora mund ta bëjë terrenin të duket në mënyrë uniforme, çka e bën të vështirë për rusët që të shohin njerëzit që nuk lëvizin.

Megjithatë të dyja palët janë të stërvitura mirë për luftimet në dimër. Po ashtu teknologjia aktuale bën që armatimi të mos jetë shumë i varur nga kushtet e motit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco