Vritet nga rusët koloneli ukrainas, ishte cilësuar si ‘njëri nga pilotët luftarak më të mirë në botë’

Vritet nga rusët koloneli ukrainas, ishte cilësuar si ‘njëri nga pilotët luftarak më të mirë në botë’

11:33, 01/03/2022
A+ Aa A-

Koloneli ukrainas, Oleksandr Oksanchenko, ka humbur jetën përgjatë një beteje ajrore me forcat ruse.

Kështu ka raportuar korrespodenti i luftës nga The Kyiv Independent, Illia Ponomarenko.

“Kol. Oleksandr Oksanchenko, një nga armët më të forta të Forcave të Armatosura të Ukrainës, është vrarë në luftime ajrore”, ka bërë të ditur ai.

Mediet ukrainase kanë raportuar se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dha Oksanchenkos pas vdekjes titullin “Hero i Ukrainës”.

Ai, sipas mediave atje, u konsiderua si “një nga pilotët luftarak më të mirë në botë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco