Sportistët kampionë të Ukrainës marrin armët në mbrojtje të vendit, mesazh sensibilizimi me video

Sportistët kampionë të Ukrainës marrin armët në mbrojtje të vendit, mesazh sensibilizimi me video

10:53, 01/03/2022
A+ Aa A-

Sportistët kampionë të Ukrainës kanë  marrë armët dhe i janë bashkuar ushtrisë dhe forcave të mbrojtjes territoriale të vendit të tyre.

Në njoftimin që Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka publikuar sot me video, jepen mesazhet e këtyre të rinjve energjikë që kanë veshur uniformat ushtarake dhe kanë nisur luftën kundër pushtimit rus.

“Agresioni i armatosur i Rusisë dhe lufta kundër Ukrainës kanë bashkuar të gjithë popullin ukrainas. Lufta popullore vazhdon, - nënvizon Shtabi. - Të gjithë duan të mbrojnë tokën e tyre, të gjithë janë të bashkuar në pikëpamjet e tyre dhe mbi të gjitha duan ta dëbojnë armikun nga atdheu që këtu të mbretërojë paqja dhe qetësia.

Si njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe politikanët e njohur po e shprehin qartë qëndrimin e tyre qytetar. gazetarë, artistë, sportistë. Veçanërisht, sportistët në Lviv, ata që së fundmi kanë fituar medalje olimpike, janë apo kanë qënë kampionë dhe fitues të çmimeve të kampionateve evropiane dhe botërore,  kanë marrë armët dhe po shprehin qëndrimin e tyre qytetar. Le t’i dëgjojmë…”

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco