Pushtimi i Ukrainës: Zelensky do t'i dërgojë mesazh botës përmes Këshillit Evropian sot

Pushtimi i Ukrainës: Zelensky do t'i dërgojë mesazh botës përmes Këshillit Evropian sot

10:47, 01/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t'i drejtohet Këshillit Evropian sot në mesditë, siç njoftoi së fundmi Presidentja e Parlamentit Europian,  Roberta Metzola.

Presidentja e Këshillit njoftoi se diskutimi për situatën në Ukrainë do të fillojë në orën 12:30, ndërsa Zelensky do të mbajë një mesazh gjatë këtij diskutimi.

'Parlamenti Europian do të mblidhet në orën 12:30 për të diskutuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Presidenti Zelensky dhe zëdhënësi Stefanchuk do të marrin pjesë dhe do t'i flasin botës," shkruan Metsola në postimin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco