VIDEO / Grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë Rusinë se po përdor bomba termobarike në Ukrainë

VIDEO / Grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë Rusinë se po përdor bomba termobarike në Ukrainë

10:13, 01/03/2022
A+ Aa A-

 Grupet e të drejtave të njeriut dhe ambasadori i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara akuzuan të hënën Rusinë për sulmin e ukrainasve me bomba termobarike, armë që janë dënuar nga një sërë organizatash ndërkombëtare.

Amnesty International dhe Human Rights Watch thanë se forcat ruse dukej se kishin përdorur këto municione të ndaluara gjerësisht.

 Amnesty madje e akuzoi ushtrinë ruse për sulm në institucionin parashkollor në verilindje të Ukrainës, ndërsa civilët strehoheshin brenda.

Oksana Markarova, ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, u tha gazetarëve pas takimit me anëtarët e Kongresit amerikan se Rusia kishte përdorur një armë termobarike, të njohur si bombë vakum, në Ukrainë.

"Ata përdorën bombën vakum sot," tha Markarova pas një takimi me ligjvënësit. "...Shkatërrimi që Rusia po përpiqet t'i shkaktojë Ukrainës është i madh."

Një bombë vakum, ose armë termobarike, thith oksigjen nga ajri përreth për të gjeneruar një shpërthim me temperaturë të lartë, duke prodhuar zakonisht një valë shpërthimi me një kohëzgjatje dukshëm më të gjatë se ajo e një eksplozivi konvencional dhe është në gjendje të avullojë trupat e njeriut.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se armët termobarike janë përdorur në konfliktin në Ukrainë. 

Por dy ditë më parë CNN raportoi se një nga ekipet e saj kishte parë një raketë të shumëfishtë termobarike ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se kishte parë raporte, por nuk kishte konfirmim se Rusia kishte përdorur armë të tilla

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj kërkesave për koment shkruan Reuters.

Markarova tha se Ukraina po punonte në mënyrë aktive me administratën e Biden dhe Kongresin për të marrë më shumë armë dhe sanksione më të ashpra.

“Ata duhet të paguajnë, duhet të paguajnë një çmim të rëndë”, u tha ajo gazetarëve pas daljes nga takimi.

 Kryerja e sulmeve pa dallim që vrasin ose plagosin civilë përbën një krim lufte.

Ndërsa videoja e mëposhtme që po qarkullon në internet dyshohet se është një bombë termobarike e përdorur në Ukrainë sipas mediave ukrainase.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco