VIDEO/ Ja si Rusia hedh bomba thërrmuese, Zelensky: Krim lufte!

10:18, 01/03/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po kryen krime lufte në Ukrainë.

Reagimi erdhi pasi forcat e Putinit dyshohet se hodhën bomba thërrmuese në një lagje në Kharkiv. Po ashtu mendohet se forcat ruse po përdorin bomba me vakuum.

Presidenti ukrainas tha se duhet të ngrihet një tribunal ndërkombëtar për krimet e luftës që Rusia po kryen në Ukrainë.

Sulmi me bomba thërrmuese në Ukrainë vrau të paktën 11 civilë. Bomba u hodh pranë një qendre tregtare.

Nëse provohet se Rusia ka përdorur bomba të tilla, atëherë ky do ishte një krim lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco