Autokolona e frikshme ruse/ Terrori mesjetar është kaq afër tani

Autokolona e frikshme ruse/ Terrori mesjetar është kaq afër tani

10:03, 01/03/2022
A+ Aa A-

Nga Lyse Doucet, BBC

Afrimi i kësaj autokolone kaq të madhe të armatës ruse i ka dhënë një kuptim të ri dhe të tmerrshëm shprehjes që bota po shikon.

Në mbarë botën mund të shohin se si kjo autokolonë po marshon, madje ka raportime se po përforcohet përpara se të arrijë në qytet.

Frikën e shtojnë më shumë raportimet që vijnë nga pjesë të tjera të Ukrainës se Rusia po rrethon zonat e populluara duke përdorur taktika mesjetare: duke u mohuar të rrethuarve ushqimin, ujin dhe furnizimet thelbësore.

Kur nisi ky pushtim, pritej që të ishte vetëm çështje ditësh, madje edhe orësh para se ushtria e fuqishme ruse të futej në Kiev.

Kanë kaluar tashmë gjashtë ditë dhe Ukraina është ende në këmbë- duke qëndruar për shkak të rezistencës nga ushtria ukrainase, që përdor armë dhe municione perëndimore, por edhe e mbrojtur nga qytetarët që po marrin armët dhe po regjistrohen në forcat e mbrojtjes së lagjes e deri në vijat e para të frontit.

Por nuk mund të mohohet se kjo autokolonë, edhe nëse po ecën avash, sërish po afrohet gjithmonë e më shumë dhe shpërthimet po ndjehen gjithmonë e më pranë.

Dikur ishin buzë qytetit, mbrëmë ishin kaq afër saqë u drodh edhe ndërtesa jonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco