'Rusia ka 75% të forcave brenda Ukrainës'

'Rusia ka 75% të forcave brenda Ukrainës'

08:49, 01/03/2022
A+ Aa A-

Dr Jack Watling një studiues në fushën e luftës dhe të shkencave ushtarake është shprehur se Rusia ka kaluar nga 40% e forcave të saj brenda Ukrainës në rreth 75%, shkruan BBC.

Ai tha për programin "Today" të BBC Radio 4 se forca të mëdha trupash ruse po përparojnë në jug nga Bjellorusia dhe po fillojnë të vendosin kushtet për të qenë në gjendje të kryejnë një sulm në Kiev.

I pyetur në lidhje me sugjerimin se Rusia ka përdorur raketa grad në zonat e banuara në Kharkiv, ai i përshkruan këto armë si sisteme raketash që lëshojnë një numër të madh raketash të padrejtuara në një zonë.

"Është fakti se ata janë të padrejtuara dhe me sasi të mëdha eksplozivi të cilat hidhen në një zonë me popullsi të dendur civile," shprehet ai duke shtuar:

'Ushtria ukrainase nuk funksionon më në formacione ushtarake, por në pozicione mjaft të fiksuara mbrojtëse'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco