Firma shtetërore algjeriane e naftës dhe gazit është gati të furnizojë Bashkimin Evropian me gaz shtesë nga teprica e saj, ka thënë shefi i kompanisë.
Kjo është në rast të rënies së furnizimit me gaz për shkak të pushtimit rus të Ukrainës raporton “BBC”.
Drejtuesi i Sonatrach Toufik Hakkar tha se kapaciteti i paplotësuar në tubacionin Transmed që lidh Algjerinë me Italinë mund të përdoret për të rritur furnizimin.
Gazi algjerian përbën rreth 11% të importeve të gazit në Evropë. SHBA kishte kontaktuar Algjerinë dhe vendet e tjera për alternativa të furnizimit me gaz në rast se pushtimi rus do të çonte në furnizime të ulëta në Evropë
© SYRI.net