Trupat ruse hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Trupat ruse hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

07:20, 01/03/2022
A+ Aa A-

Sipas medias lokale “Kyiv Independent”, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kherson, i cili ndodhet në jug të Ukrainës, është pothuajse tërësisht i rrethuar nga trupat ruse. 

“Ka shumë ushtarë rusë dhe pajisje ruse në të gjitha anët, ata kanë vendosur pika kontrolli në të gjitha daljet”, tha gazetari për televizionin Ukraine 24.

Në të njëjtën kohë, raportohet se trupat ruse po lëvizin drejt Kievit dhe situata mbetet e tensionuar, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës përmes Facebook.

Edhe në  Mariupol trupat ruse nuk pushuan së bombarduari qytetin, i cili është zhytur në errësirë. 

Interneti nuk funksionon ndërkohë që ka probleme serioze në infrastrukturë.

Informacioni se forcat ruse po përdorin armë të rënda, si bomba termobarike , dhe se janë të gatshme (sipas disa burimeve) të përdorin armë bërthamore në terren, nëse e konsiderojnë se janë të kërcënuar, ka shkaktuar shumë shqetësim për komunitetin ndërkombëtar.

Duhet theksuar se bisedimet e para ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase që u zhvilluan mëngjesin e së hënës në Bjellorusi nuk dhanë ndonjë rezultat thelbësor. 

Qëllimi i Putinit duket se është kontrolli i plotë i Ukrainës, rrëzimi i Presidentit Volodymyr Zelensky dhe krijimi i një lidershipi ukrainas miqësor ndaj Moskës në Kiev.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco