FOTO+VIDEO/ Po çmonton ushtrinë e Putinit - Çfarë është raketa 'Stinger' që Gjermania ia dërgoi Ukrainës kundër Rusisë?

FOTO+VIDEO/ Po çmonton ushtrinë e Putinit - Çfarë është raketa 'Stinger' që Gjermania ia dërgoi Ukrainës kundër Rusisë?

21:40, 28/02/2022
A+ Aa A-

Gjermania ka vendosur që ta ndihmojë Ukrainën edhe ushtarakisht, e cila së fundi po përballet me agresorin rus.

Ndër ndihmat që Gjermania ka dërguar në Ukrainë, janë edhe 500 raketa tokë-ajër të njohura me emrin “Stinger”. 

Këto raketa janë shndërruar në tmerrin e ushtrisë ruse. Tanke dhe helikopterë janë shkatërruar nga kjo raketë. 

“Sulmi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të bëjmë çmos për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të Putin. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger miqve tanë në Ukrainë”, ka thënë kancelari gjerman Olof Scholz.

Por çfarë janë raketat “Stinger” dhe si përdorën ato?

Një shpjegim për këtë jepet në faqen zyrtare të ushtrisë gjermane, Bundeswehr.

“Raketa 'Stinger' mbahet nga një person dhe qëllohet nga supi i djathtë. Raketa Stinger përdoret kundër objektivave në lartësi të ulëta dhe në lartësi mesatare në një distancë deri në gjashtë kilometra”, thuhet në përshkrimin që ka bërë ushtria gjermane.

Sipas Bundeswehr, 'Stinger' ka sinjale infra të kuqe dhe ultravjollcë kundër bllokimit. 

Raketa kundërajrore Stinger ka një sistem drejtimi kundër bllokimit që përdor sinjale infra të kuqe dhe ultravjollcë. Pas shënjestrimit optik, kërkuesi i tij kyçet. Atëherë gjuajtësi mund t'i qëllojë. Raketa Stinger drejtohet automatikisht drejt objektivit që i afrohet sipas parimit "Zjarr dhe harro". Përdoret nga Forcat Ajrore, Ushtria dhe Marina”, shkruan Bundeswehr.

Kujtojmë se “Stinger” është prodhuar për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, hyri në shërbim në vitin 1981 dhe përdoret nga ushtritë e Shteteve të Bashkuara dhe 29 vendeve të tjera.  

Kryesisht është prodhuar nga Raytheon Missile Systems dhe prodhohet me licencë nga EADS në Gjermani dhe nga ROKETSAN në Turqi, me 70,000 raketa të prodhuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco