Krime lufte në Ukrainë, Gjykata e Hagës nis hetimet

Krime lufte në Ukrainë, Gjykata e Hagës nis hetimet

21:42, 28/02/2022
A+ Aa A-

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës, të kryera nga Rusia në Ukrainë.

Sipas prokurorëve, ekziston një bazë e arsyeshme se në Ukrainë janë kryer krime kundër njerëzimit si dhe krime lufte, prandaj do të hapet një hetim për të dyja palët e përfshira në konflikt.

“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë. Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime dhe që janë kryer nga çdo palë në konflikt, në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, tha Karim AA Khan, prokurori i ICC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco