Ambasadori i Ukrainës në OKB: Nëse Putini do që të vrasë veten, t’i fusë një plumb siç e bëri Hitleri

Ambasadori i Ukrainës në OKB: Nëse Putini do që të vrasë veten, t’i fusë një plumb siç e bëri Hitleri

20:26, 28/02/2022
A+ Aa A-

Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Sergiy Kyslytsya ka deklaruar në mbledhjen e ditës së sotme se nëse kreu i shtetit rus, do që të vrasë veten, s’ka nevojë të përdorë armë bërthamore.

Duke iu referuar kërcënimit të presidentit rus, Vladimir Putin, Sergiy Kyslytsya tha se ai mund të vrasë veten ashtu si Adolf Hitleri në maj të vitit 1945 në bunkerin e tij në Berlin të Gjermanisë.

“Nëse ai dëshiron të vrasë veten, ai s’ka pse të përdorë arsenalin bërthamor. Më mirë të bëjë atë që bëri ai tipi në bunkerin e Berlinit në maj të vitit 1945”, u shpreh në fjalimin e tij ambasadori ukrainas në OKB.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco