Putin, kjo është vepra jote!

Putin, kjo është vepra jote!

19:21, 28/02/2022
A+ Aa A-

BILD

Kur Irina, 35 vjeç, mori djalin e saj Dorianin 1-vjeçar në krah dhe u nis poshtë shkallëve për te streha në metronë e kryeqytetit ukrainas të premten në mbrëmje, dukej shumë e vendosur.

“Do hyj në një grevë urie,” tha ajo për BILD. “Të gjithë ne duhet të bëjmë diçka kundër Putinit, që po na terrorizon”.

Një ditë më vonë, të shtunën, nëna e tre fëmijëve po ecte në rrugët e Kievit. Papritur u ndje një shpërthim pranë saj. Ajo u plagos dhe është në gjendje të rëndë.

PUTIN, KJO ËSHTË VEPRA JOTE!

Bashkëshorti i Irinës është deputet nga partia e Vitali Klitschko, me origjinë nga Krimea. Ata u arratisën prej andej në vitin 2014, kur ushtria ruse pushtoi gadishullin.

Tani raketat e Putinit goditën gruan e tij, ai ka frikë për jetën e saj.

Për të treguar se sa shumë po vuajnë civilët nga lufta, ai kërkoi nga BILD që të publikojë foton e saj pas shpërthimit të tmerrshëm.

Vitali Klitschko tha për BILD: “Kjo mund t’i ndodhë kujtdo, në çdo kohë dhe kudo në Ukrainë. Bota duhet ta pranojë: është një luftë edhe kundër civilëve të pafajshëm!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco