CNN raporton pasojat e tmerrshme të luftës mes forcave ukrainase dhe atyre ruse

CNN raporton pasojat e tmerrshme të luftës mes forcave ukrainase dhe atyre ruse

13:37, 28/02/2022
A+ Aa A-

Granata të pashpërthyera , trupa pajetë që kanë mbushur një urë të djegur pranë Kievit pas një sulmi rus i cili u zmbraps nga forcat ukrainase, janw raportuar nga gazetar i CNN-it Matthew Chance.

Chance  tregon automjetet ushtarake të rënda të shndërruara në rrënoja gjatë luftimeve, duke nisur që nga raketat antitanke të dhënë nga Perëndimi në ndihmë të ushtrisë ukrainase.

"Zyrtarët ukrainas dhe ushtarët ukrainas me të cilët kam folur gjatë dy orëve të fundit janë absolutisht të entuziazmuar nga kjo fitore," tha Chance.

“Nuk është vetëm këtu. Ne kemi parë raste në të gjithë vendin ku ukrainasit kanë zmbrapsur ushtrinë ruse i ka bërë ata të ndjejnë se mund ta fitojnë këtë luftë”.

Forcat ruse kanë hasur në rezistencë "më të ashpër se sa pritej" nga ushtria ukrainase, si dhe vështirësi të papritura në furnizimin e forcave të saj, i thanë CNN të dielën dy zyrtarë të lartë amerikanë me njohuri të drejtpërdrejta.

Por Chance shtoi se pyetja mbetet: "Çfarë do të bëjë Rusia tani?"

Ai parashikoi që Moska mund të "dyfishojë dhe të hyjë shumë më fort" duke shtuar:

"Ky është rreziku i madh tani për ushtrinë ukrainase."

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco