Gazetari ukrainas: Ushtarët ukrainas në ishullin e gjarpërinjve janë gjallë, u kapën nga Rusia

Gazetari ukrainas: Ushtarët ukrainas në ishullin e gjarpërinjve janë gjallë, u kapën nga Rusia

13:39, 28/02/2022
A+ Aa A-

Të premten u raportua se si Ukraina nderoi 13 ushtarët të cilët sipas tyre u vranë teksa po mbronin “ishullin e gjarpërinjve” nga sulmet ruse.

Por gazetari ukrainas i “The Kyiv Independent”, Illia Ponomarenko, tha se ata janë gjallë dhe se janë zënë robë nga Rusia.

“Është zyrtare – Detarët ukrainas të ishullit të gjarpërinjve janë gjallë, konfirmon Marina. Ata u kapën nga Rusia”, shkruan Ponomarenko.

BBC ka shkruar dje se sipas informacioneve të fundit ushtarët mund të jenë ende gjallë, duke marrë shkas nga postimi i Shërbimit Shtetëror të Rojes Kufutare të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco