Autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 5,942 persona për pjesëmarrje në protestat kundër luftës në të gjithë vendin që kur Kremlini urdhëroi pushtimin e Ukrainës, tha të dielën faqja e pavarur e monitorimit OVD-Info.
Sipas të dhënave të fundit, 2802 persona janë arrestuar për pjesëmarrje në demonstrata të paligjshme në 57 qytete në të gjithë vendin të dielën, raporton gjithashtu OVD-Info.
Vetëm në Moskë u arrestuan 1275 persona.
Deri më tani nuk ka pasur indikacione për protesta të hënën.
Sipas ligjit rus, demonstratat e mëdha kërkojnë që protestuesit të aplikojnë për një leje, e cila duhet të dorëzohet jo më shumë se 15 por jo më pak se 10 ditë përpara ngjarjes.
Gjoba të rënda -- dhe në disa raste edhe burg -- mund të vendosen për ata që protestojnë pa leje.
Të enjten, Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme.
Ai gjithashtu tha se veprat penale mund të futeshin në dosjet kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të "lënin gjurmë në të ardhmen e personit"
© SYRI.net