Roman Abramovich në Bjellorusi për të ndihmuar në bisedimet Ukrainë-Rusi

Roman Abramovich në Bjellorusi për të ndihmuar në bisedimet Ukrainë-Rusi

12:21, 28/02/2022
A+ Aa A-

Miliarderi ruso-izraelit Roman Abramovich, me kërkesë të Ukrainës, ndodhet në Bjellorusi për të ndihmuar në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, si pjesë e një përpjekjeje për t'i dhënë fund luftës në vazhdim, shkruan The Jerusalem Post.

 Abramovich iu kërkua nga ukrainasit që të ndihmonte në mundësimin e bisedimeve dhe ka udhëtuar në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime. 

Ambasadori i Ukrainës në Izrael, Yevgen Kornichuk nuk komentoi  në mënyrë specifike përfshirjen e Abramovich në bisedime, por tha se "ne vlerësojmë këdo që mund të ndihmojë, nëse ai ka mjaft ndikim".

Një zëdhënës i Abramovich nuk komentoi mbi raportet se ai ishte në Bjellorusi, por konfirmoi se ai ishte kontaktuar nga zyrtarët ukrainas. 

“Mund të konfirmoj se Roman Abramovich u kontaktua nga pala ukrainase për mbështetje në arritjen e një zgjidhjeje paqësore dhe se ai është përpjekur të ndihmojë që atëherë. Duke marrë parasysh se çfarë është në rrezik, ne do të kërkojmë mirëkuptim se pse nuk kemi komentuar as situatën dhe as përfshirjen e tij”, tha zëdhënësi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco