“Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë të vështira, por vendi ynë ka potencialin e nevojshëm për ta kompensuar dëmin”, tha një zëdhënës i Kremlinit.
Moskë - Rusia do të jetë në gjendje të çajë përmes sanksioneve perëndimore për pushtimin që i bëri Ukrainës fqinje, tha një zëdhënës i Kremlinit të hënën, ndërkohë që Presidenti Vladimir Putin do të takohet me zyrtarë për të diskutuar pasojat ekonomike.
"Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë të vështira, por vendi ynë ka potencialin e nevojshëm për të kompensuar dëmin”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ai vërejti se "sot Putin do të punojë në çështjet ekonomike" dhe do të takohet me ministrat kryesorë.
© SYRI.net