Si u shkatërrua avioni më i madh në botë gjatë luftës në Ukrainë?

Si u shkatërrua avioni më i madh në botë gjatë luftës në Ukrainë?

11:46, 28/02/2022
A+ Aa A-

Avioni më i madh në botë, Antonov AN-225 është shkatërruar gjatë sulmit rus në Ukrainë. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainës, që thonë se avioni i quajtur Mriya (Ëndrra) ishte i parkuar pranë Kievit, kur u sulmua nga rusët.

Sipas CNN, nuk ka pasur një konfirmim të pavarur për shkatërrimin e këtij avioni. Kompania Antonov tha se nuk mund të verifikojë kushtet teknike të avionit.

Kurse kompania që e menaxhonte, Ukroboronprom tha të dielën se avioni është shkatërruar, por do të rindërtohet me kostot e Rusisë. Sipas tyre, avioni do të kushtojë 3 miliard dollarë, që do të paguhen nga Rusia, pasi ajo i ka shkaktuar dëme të qëllimshme aviacionit ukrainas.

Avioni ishte i parkuar pasi po i nënshtrohej disa kontrolleve teknike. Forcat ruse pretendojnë se kanë pushtuar bazën ajrore Hostomel ku ndodhej avioni. Të dhënat satelitore tregojnë dëme të rënda te hangari ku ndodhej avioni.

Mria është avioni më i rëndë i ndërtuar ndonjëherë. Avioni me gjashtë turbina mbante një peshë prej 250 ton. Vetëm një AnN-225 u ndërtua në Kiev. Fluturimin e parë e kreu në vitin 1988 dhe ka qenë në shërbim prej atëherë. Avioni është përdorur për kriza të ndryshme në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco