Kërcënimi me armët bërthamore/ Edhe gjeneralët e Putinit u habitën...

Kërcënimi me armët bërthamore/ Edhe gjeneralët e Putinit u habitën...

11:29, 28/02/2022
A+ Aa A-

Këshilltarët më të afërt të Vladimir Putin dukeshin të shqetësuar dhe të habitur, pasi presidenti rus kërcënoi me armët bërthamore një ditë më parë.

Sipas Daily Mail, shprehjet e fytyrës të gjeneralit Valery Gerasimov dhe ministrit të Mbrojtjes, Sergey Shoygu u fiksuan në kamera teksa Putini deklaroi se e ka vendosur arsenalin bërthamor në gatishmëri.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se kjo deklaratë është shumë e rrezikshme. Sipas tij, një përllogaritje e gabuar mund të kishte pasoja katastrofike.

Ndërkohë krye-propagandisti i Vladimir Putinit ka kërcënuar Perëndimin. Duke folur në emisionin e tij, gazetari rus Dmitry Kiselyov tha: “Nëndetëset tona mund të qëllojnë më shumë se 500 mbushje bërthamore”.

“Kjo do garantonte shkatërrimin e SHBA dhe të gjitha vendeve të NATO-s”. “Përse na duhet bota nëse Rusia nuk do jetë pjesë e saj,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco