Ukraina kërkon ta anëtarësojnë ‘urgjentisht’ në Bashkimin Evropian

Ukraina kërkon ta anëtarësojnë ‘urgjentisht’ në Bashkimin Evropian

11:22, 28/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian të hënën "të pranojë urgjentisht Ukrainën" në këtë bllok vendesh.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të pranojë urgjentisht Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit.

"Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur."

Zelensky tha se ai foli të dielën me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar. "Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë," tha Zelensky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco