Lufta Ukrainë- Rusi, Bjellorusia: Vendi për bisedimet e paqes është gati

Lufta Ukrainë- Rusi, Bjellorusia: Vendi për bisedimet e paqes është gati

08:36, 28/02/2022
A+ Aa A-

Bjellorusia i cili është vendi ku dy delegacionet ai ukrainas dhe rus do të takohen, shprehet se ka përgatitur vendin ku do të zhvillohen bisedimet me dy palëve.

Ukraina ka rënë dakort të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit ukrainas-bjellorusi, pavarësisht raporteve se presidenti i vendit  Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t'iu bashkuar pushtimit të Ukrainës.

“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është gati, pritet vetëm ardhja e delegacioneve’ tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjete sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të gjatë me flamuj rus dhe ukrainas.

Megjithëse takimi mes dy palëve do të zhvillohet sot,  presideni i Ukrainës,  Volodymyr Zelensky, është shprehur se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat.

“Si gjithmonë: Unë nuk besoj vërtet në rezultatin e këtij takimi, por le ta provojnë”, është shprehur Zelensky.

Delegacioni ukrainas do të pritet në Gomel të Bjellorusisë për të nisur bisedimet me Moskën rreth orës 10 me orën lokale.

Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori rus i cituar nga agjencia Tass.

ImageVendi i takimit të delegacionit ukrainas dhe atij rus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco