Delegacioni i Kievit mbërrin në kufirin bjellorus për bisedimet me Kremlinin Foto nga tryeza e bisedimeve Rusi-Ukrainë

Delegacioni i Kievit mbërrin në kufirin bjellorus për bisedimet me Kremlinin

07:54, 28/02/2022
A+ Aa A-

Delegacioni ukrainas që duhet të takohet me delegacionin rus për të nisur negociatat për të zgjidhur krizën në Ukrianë, tashmë ndodhet në Bjellorusi.

'Delegacioni i Kievit ka mbërritur në hyrje të vendit të takimit’ shkruan media bjelloruse “Nexta’.

 Bisedimet me dy palëve do të zhvillohen në kufirin ukrainas- bjellorusi pranë lumit Pripyat.

Kjo është përpjekja e parë për të arritur një marrëveshje mes dy palëve.

Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është shfaqur optimist për rezultatin e këtyre bisedimeve, por tha se delegacionet do të takohen "pa kushte".

Përpara takimit të sotëm, ministri i jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha në një deklaratë se "derisa të fillojnë negociatat, ne do të vazhdojmë të luftojmë. Ne nuk do të dorëzohemi”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco