Negociatat në pikëpyetje, raketa Iskander lëshohet nga Bjellorusia për Ukrainë

Negociatat në pikëpyetje, raketa Iskander lëshohet nga Bjellorusia për Ukrainë

18:16, 27/02/2022
A+ Aa A-

Ukraina bëri të ditur pasditen e së dielës se do të takohej me palën ruse në orët e para të së hënës dhe deri atëherë, udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko ishte zotuar se asnjë avion, helikopter apo raketë nuk do të lëshohej nga toka bjelloruse.

Megjithatë, të paktën sipas palës ukrainase, nuk po ndodh kështu. Një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, raporton BBC, ka thënë se një raketë Iskander është lëshuar nga Bjellorusia në Ukrainë pak pas orës 17:00 të së dielës.

“Iskander u lëshua në Ukrainë pranë Mozyr. Kjo do të thotë se ata shkaktuan vdekje diku. Ky është armëpushimi që ne kemi?”, ka thënë këshilltari i ministrit ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco