Kanadaja i bashkohet Evropës, mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

Kanadaja i bashkohet Evropës, mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

17:35, 27/02/2022
A+ Aa A-

 

TORONTO - Kanadaja po i bashkohet shumë vendeve evropiane në mbylljen e hapësirës së saj ajrore për të gjithë avionët rusë, ndërsa Perëndimi rrit presionin ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Ministri i Transportit Omar Alghabra tha të dielën se Kanadaja do ta mbajë Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të paprovokuara.

Shumica e vendeve evropiane ose kanë njoftuar se po mbyllin hapësirën e tyre ajrore ose kanë thënë se synojnë ta bëjnë këtë.

 Deri më tani Spanja, Greqia, Serbia dhe Turqia janë ndër të paktat e mbetura që nuk janë bashkuar në lëvizjen kundër Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco