Forcat ajrore të Ukrainës shkatërrojnë një kolonë të automjeteve ruse në Kiev

Forcat ajrore të Ukrainës shkatërrojnë një kolonë të automjeteve ruse në Kiev

15:47, 27/02/2022
A+ Aa A-

CNN raporton se mëngjesin e sotëm forcat ajrore ukrainase kanë shkatërruar një kolonë të mjeteve të blinduara ruse në Kiev.

Një video e xhiruar të dielën në mëngjes tregon kolonën ruse që lëviz me shpejtësi nëpër një lagje banimi (Bucha) në pjesen perëndimore të qytetit.

Pak kohë më vonë, shumica e automjeteve janë rrënuar dhe disa prej tyre janë kthyer përmbys. Nuk ka asnjë shenjë të ushtarëve rusë.

Në një video, një burrë dëgjohet duke sharë në gjuhën ukrainase dhe më pas duke thënë “Ata erdhën në tokën tonë. Uroj që të gjithë të digjeni në ferr”.

“Do të jepja jetën time nëse do të duhej”.

Burri thotë se Forcat Ajrore të Ukrainës “e bënë mirë punën e tyre”, por është e paqartë se si u krye sulmi kundër kolonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco