Fox News: Putin i tërbuar, që pushtimi i Ukrainës po i dështon

Fox News: Putin i tërbuar, që pushtimi i Ukrainës po i dështon

14:13, 27/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin, duke monitoruar zhvillimet në Ukrainë nga ‘strofulla e tij në Urale’, është i tërbuar që pushtimi i Ukrainës nga ushtria e tij, nuk po shkon ashtu siç ai e kishte parashikuar.

Këtë e ka deklaruar një zyrtar i Bashkimit Evropian i cili, thotë se ka shqyrtuar një raport të inteligjencës ukrainase.

Riho Terras, ish-shefi i mbrojtjes në Estoni dhe anëtar i Parlamentit Evropian, detajoi përmbajtjen e dokumenteve në një temë në Tëitter të shtunën.

Fox News shkruan nuk e ka konfirmuar në mënyrë të pavarur vërtetësinë e raportit të brenshëm, të cilin Terras e përfshiu në postimin e tij në Twitter.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco