‘Putin i zgjuar, Biden memec’, Trump: S’do kishte pushtim nëse...

‘Putin i zgjuar, Biden memec’, Trump: S’do kishte pushtim nëse...

12:07, 27/02/2022
A+ Aa A-

Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara Donald Trump reagoi për luftën në Ukrainë ku argumentoi se nuk do të kishte pasur luftë nëse ai do të ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe e quajti pasardhësin e tij Biden si memec ndërsa Vladimir Putinin të zgjuar.

Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka argumentuar se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte në detyrë.

"Në administratën e Obamës, Rusia mori Krimenë, nën atë të Biden Rusia sulmoi Ukrainën. Unë janë i vetmi president i shekullit të 21-të që nuk lashë Rusinë që të pushtonte ndonjë shtet".

Trump shtoi se pasardhësi i tij Joe Biden dhe NATO kanë vepruar si memecë në krahasim me zgjuarsinë e Vladimir Putin.

"Putini po thotë: Oh ata po më sanksionojnë, ata më kanë sanksionuar në 25 vitet e fundit. Do thotë që unë mund të marr një vend të tërë dhe ata do më sanksionojnë. Problemi nuk është se Putini është i zgjuar, që sigurisht ai është i zgjuar, por problemi i vërtetë është se udhëheqësit tanë janë memecë".

Trump i bëri komentet e tij gjatë një fjalimi në Konferencën e Veprimit Politik Konservator.

Trump shtoi se kur ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë Rusia e respektonte Amerikën, por tani Joe Biden shihet si një president i dobët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco