VIDEO/ Qeni 'Rambo' në vijën e parë të luftës me ushtarët ukrainas: Ai është mbrojtësi ynë

VIDEO/ Qeni 'Rambo' në vijën e parë të luftës me ushtarët ukrainas: Ai është mbrojtësi ynë

11:47, 27/02/2022
A+ Aa A-

Qeni Rambo së bashku me ushtrinë ukrainase është në vijën e parë të luftës dhe në videon që po përhapet në rrjetet sociale ushtarët pretendojnë se kafsha e vogël është në fakt mbrojtësi i tyre.

Reporteri i televizionit FreedomNews tregon ushtarë dhe një qenush që ata kanë birësuar, i cili i ndihmon ata në luftë.

"Është mbrojtësi ynë, a nuk është Rambo?" - thotë një nga ushtarët, i cili tha se detyra e qenit ishte të vëzhgonte se kush po vinte tek ata.

"Rambo është i sigurimit, kjo është puna e tij," tha ushtari.

 

 

“Ai është qeni ynë roje, dëgjon shumë mirë nëse afrohet një i huaj”, shpjeguan ushtarët.

Ushtarët thanë se Rambo ishte aq i vogël kur mbërriti, saqë mund të qëndronte në dorë.

Krahas rolit të “mbrojtësit”, Rambo ndihmon edhe në ngritjen e humorit në kushte të zymta lufte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco