Pushtimi Ukrainës/ Putin: Ushtarët tanë po kryejnë detyrën, po ndihmojnë popullin e republikave të pavarura

Pushtimi Ukrainës/ Putin: Ushtarët tanë po kryejnë detyrën, po ndihmojnë popullin e republikave të pavarura

11:12, 27/02/2022
A+ Aa A-

Vladimir Putin ka dhënë një fjalim televiziv në të cilin falënderoi ushtarët e forcave speciale për “përmbushjen heroike të detyrës së tyre ushtarake” në Ukrainë.

Sipas tij, ushtarët ishin ngarkuar të ofronin ndihmë për “republikat popullore të Donbasit” – duke iu referuar dy zonave të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, të cilat Rusia i njohu si shtete të pavarura përpara pushtimit të saj, transmeton BBC. 

“Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave të operacioneve speciale, veteranët e njësive të forcave speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit, për shërbimin e tyre të pa matë në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh”, tha ai.

Putin e përfundoi mesazhin e tij duke thënë: “ Ju uroj fat, suksese dhe gjithë të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj”.

Fjalimi u dha për të shënuar ditën e forcave speciale të Rusisë, e cila mbahet më 27 shkurt që nga viti 2015.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco