Iu bashkua Rusisë në sulmin ndaj Ukrainës, grupi Anonymous sulmon aleatin e ngushtë të Putinit

Iu bashkua Rusisë në sulmin ndaj Ukrainës, grupi Anonymous sulmon aleatin e ngushtë të Putinit

08:13, 27/02/2022
A+ Aa A-

Grupi i hakerëve Anonymous pretendon se kanë çaktivizuar faqen e internetit të qeverisë së Çeçenisë 12 orë pasi rajoni aleat i Rusisë tha se po dërgonte trupa në Ukrainë. Një kontroll i BBC zbuloi se siti aktualisht tregon një faqe gabimi 404 Host Not Found.

Çeçenia, zyrtarisht Republika Çeçene, është një republikë përbërëse e Rusisë. Udhëheqësi i saj, Ramzan Kadyrov, është aleat i ngushtë i Vladimir Putin. Anonymous shpalli një “luftë kibernetike” kundër Rusisë të premten dhe ka nisur disa sulme të tilla në faqet e internetit të qeverisë ruse, duke përfshirë heqjen e faqes së internetit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes për disa orë.

Media shtetërore Russia Today ose RT.com ka konfirmuar gjithashtu se faqet e saj u ngadalësuan pas disa sulmeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco