FOTOLAJM/ Parashutistët rusë zbresin në Kiev, betejë e ashpër për kryeqytetin e Ukrainës

FOTOLAJM/ Parashutistët rusë zbresin në Kiev, betejë e ashpër për kryeqytetin e Ukrainës

23:08, 26/02/2022
A+ Aa A-

Për të tretën ditë me radhë ushtria ruse nuk po arrin ta pushtojë Ukrainën, përtej çdo parashikimi të Vladimir Putin. 

Raketat dhe artileria e rëndë nuk kanë dhënë efektin që pritej. 

Pak orë më parë, Putin ka urdhëruar sulm frontal ndaj Kievit për ta marrë nën kontroll kryeqytetin ukrainas. 

Rezistenca e ushtrisë ukrainase dhe forcave të mobilizuara pas pushtimit ka bërë që ushtria ruse të hasë në vështirësi. 

Në disa lagje të Kievit po zhvillohen luftime të ashpra. 

Siç duket edhe në foton që sjell Syri, nga qielli i Ukrainës kanë zbritur parashutistët e parë rusë. 

Edhe kjo natë do të jetë e gjatë dhe e vështirë për Kievin dhe banorët e tij. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco