VIDEO/ ‘Çfarë dreqin bëni këtu’/ I moshuari rus qorton ushtarët e Putin në Ukrainë: Ju keni vendin tuaj, ne tonin

VIDEO/ ‘Çfarë dreqin bëni këtu’/ I moshuari rus qorton ushtarët e Putin në Ukrainë: Ju keni vendin tuaj, ne tonin

22:06, 26/02/2022
A+ Aa A-

Video e një të moshuar rus në Ukrainë që shfaqet duke qortuar dy ushtarë rusë si të ishin fëmijë dhe ata thjesht e dëgjojnë pa e prekur, po bën xhiron e rrjetit.

Momenti është filmuar në qytetin ukrainas të Melitopolit, ku i moshuari i kërkon që të largohen nga vendi pasi ata kanë shtetin e tyre dhe ukrainasit vendin e tyre.

Ndër të tjera ai i thotë se edhe ai vetë është rus, por jeton në Ukrainë.

“Çfarë dreqin po bëni këtu, edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet. Ju keni vendin tuaj, ne kemi tonin. A nuk keni probleme në vendin tuaj për të zgjidhur? A jeni të gjithë të pasur atje, si ne Emiratet? Ju jeni thjesht kukulla”,-thotë i moshuari.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco