64% e amerikanëve: Biden është 'shumë i butë' me Putin! Sanksionet ndaj Rusisë të paefektshme

64% e amerikanëve: Biden është 'shumë i butë' me Putin! Sanksionet ndaj Rusisë të paefektshme

20:47, 26/02/2022
A+ Aa A-

Shumica e amerikanëve mendojnë se presidenti Joe Biden është "shumë i butë" me Rusinë dhe Vladimir Putin, pasi Moska po ndërmerr një agresion ushtarak për të pushtuar Ukrainën. 

Ky është rezultati i një sondazhi të Harvard CAPS-Harris Poll, publikuar të premten.

64% e votuesve pjesëmarrës në sondazh thanë se Biden është "shumë i butë" me Rusinë, ndërsa 31 për qind thanë se ai e trajton Moskën "siç duhet". Pesë përqind thanë se ai është "shumë i ashpër".

Sondazhi u krye pasi Rusia nisi një ofensivë të gjerë kundër Ukrainës, duke dërguar trupa në territorin ukrainas në tre fronte të ndryshme, ndërsa lëshonte raketa brenda dhe përreth qyteteve të mëdha si Kievi, kryeqyteti ukrainas.

Pushtimi pasoi javë të tëra paralajmërimesh nga SHBA dhe aleatët europianë se një ofensivë e tillë do të përballej me sanksione masive ekonomike kundër Rusisë, megjithëse asnjë fuqi perëndimore nuk ka treguar gatishmëri për dërgimin e trupave direkt në Ukrainë për të mposhtur forcat ruse.

Biden zbuloi një paketë të dytë të sanksioneve të enjten që synojnë të godasin bankat ruse që kanë së bashku 1 trilionë dollarë aktive, duke përfshirë dy institucionet më të mëdha financiare të Rusisë, Sberbank dhe VTB Bank, dhe oligarkët rusë të lidhur me Kremlinin.

Kufizimet, megjithatë, nuk përfshinin hapa drastikë si largimi i Rusisë nga sistemi bankar ndërkombëtar SWIFT ose shënjestrimi personal i presidentit rus Vladimir Putin.

Shumica e votuesve duken skeptikë në lidhje me ndikimin që mund të kenë sanksionet, me 61 përqind në sondazh që thonë se ato do të jenë "të paefektshme".

Votuesit mendojnë po ashtu se Biden portretizohet si i dobët në skenën ndërkombëtare, veçanërisht pas tërheqjes së përgjakshme të vitit të kaluar nga Afganistani. 59% e votuesve thanë se mendojnë se Putini pushtoi Ukrainën pjesërisht sepse ai "sheh dobësi te presidenti Biden" dhe 62 për qind thanë se Biden "tregoi dobësi dhe ftoi sulmin e Rusisë" në mënyrën se si u tërhoq nga Afganistani.

“Votuesit e shohin pushtimin e Ukrainës nga Rusia si të lidhur drejtpërdrejt me tërheqjen nga Afganistani dhe perceptimin se Joe Biden është një president i dobët”, tha anketuesi Mark Penn.

Dritan Nesho, bashkëdrejtor i sondazhit të Harvard CAPS-Harris, shtoi se "Votuesit besojnë se administrata e Biden mund dhe duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur Ukrainën. Ata i shohin sanksionet deri më tani si shumë të dobëta dhe përfundimisht joefektive, dhe shumica thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të mbrojnë Ukrainën në rast të një pushtimi të plotë rus – duke përfshirë shumicën e demokratëve. Një qëndrim më i fortë duket se është politika e duhur dhe politika e mirë për administratën".

Anketa e Harvardit CAPS-Harris Poll me 2026 votues u krye nga 23 deri më 24 shkurt, bashkëpunim i Qendrës për Studime Politike Amerikane në Universitetin e Harvardit dhe Harris Poll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani26/02/2022 21:15

NDAJ TE LIGUT REAGOHET VETEM ME LIGESI ME TE EGER! NDAJ KRIMINELIT REAGOHET SI NJE KRIMINEL I PASHPIRT!! NDAJ TE DHUNSHMIT REAGOHET VETEM ME DHUNE TOTALITARE!!! BIDEN DHE TE GJITHE SOROSIANET E QEVERISE SHBA DHE ZYRTARET E DASH JANE KOT, JANE PA GJAK, JANE PA DINJITET, JANE SOROSIANE LGBTQI. E VETMAJA FITORE SPEKTAKOLARE DHE FANTASTIKE DHE MADHESHORE E SHBA DHE DASH NE POLITIKEN E JASHTME, ME TE CILEN PRESIDENTI BIDEN KA SHUME MUNDESI QE TE FITOJE NJE MANDAT TE DYTE, ESHTE SHPALLJA NON-GRATA E DR.PROF. SALI BERISHES DHE FAMILJES SE TIJ!! FITORJA E DYTE ESHTE MARTESA E DELINES ME BLEDJAN CUCIN! FITORJA E TRETE ESHTE SHKATERRIMI I SISTEMIT TE DREJTESISE NE SHQIPERI!!!

Shto koment

Denonco