'Dështimi i sulmit rus'/ Raportet: Trupat ruse, rekrutë të pafinancuar dhe trajnuar! Kërkojnë ushqim dhe karburant

'Dështimi i sulmit rus'/ Raportet: Trupat ruse, rekrutë të pafinancuar dhe trajnuar! Kërkojnë ushqim dhe karburant

18:30, 26/02/2022
A+ Aa A-

Ofensiva ruse për të pushtuar Ukrainën duket se ka qenë e pafinancuar dhe e papërgatitur për të arritur ‘marrjen e shpejtë të kontrollit’, që shpresonte presidenti rus Vladimir Putin.

Rusia është "gjithnjë e më shumë e frustruar" nga mungesa e fuqisë së saj në arritjen e pushtimit, veçanërisht në veri të vendit, tha të shtunën një zyrtar amerikan, raporton FoxNews.

Pavarësisht muajve të tërë planifikimi dhe përgatitje, Rusia ende nuk ka arritur epërsinë ajrore dhe Ukraina ruan ende komandën dhe kontrollin e pjesës më të madhe të territorit.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha për Fox News, se ushtria ruse nuk po lëviz ose nuk po lufton gjatë natës: Shumica e lëvizjeve fillojnë pak para agimit dhe ndodhin gjatë ditës, sepse ata nuk janë të trajnuar për të arritur pamje vizive gjatë natës, gjë e cila solli një progres më të ngadaltë se sa pritej nga Putin.

Një arsye mund të jetë se trupat ruse janë rekrutët, jo shumë të trajnuar. Shumë nuk e dinë pse janë atje.

Disa ditë para pushtimit, gratë ruse filluan të postojnë në mediat sociale se djemtë e tyre, që aktualisht kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në ushtrinë ruse, ishin dërguar në kufirin ukrainas dhe, më pas, kishin heshtur.

Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës raportuan se trupat ruse u ndalën në Konotop për të kërkuar ushqim dhe karburant pas luftimeve të ashpra të së premtes mbrëma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ai26/02/2022 23:11

Jeni mbrapa shume. Perfundimisht jeni kthyer si gazeta zeri i popullit.... Por mos harroni qe shoku sali eshte shpallur non grata ne kohen e Trump-t, ...... bejini yzmet atyre qe ju hedhin nje kocke.. . Cimi si largpames e kupton mire edhe me ndihmen e avenirit qe po ben nje sherbim te paguar por te padrejte.... koha do ju gjykoje. Por per nje gje duhet tju vije turp sepse nga mengjesi ne darke shani dhe mallkoni me urdher te saliut, shoqen kimete, nderkohe "nuk e kuptoni..." qe po beni detyrat e kimetes.....

Shto koment

Denonco